Aksident në Gjirokastër – Kakavijë, dy të plagosur, shpëton pa lëndime gruaja shtatzënë

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 10:44 | Kronikë
Aksident në Gjirokastër – Kakavijë, dy të plagosur,

Një aksident i rëndë ka ndodhur, mëngjesin e sotëm, në aksin Gjirokastër - Kakavijë pranë fshatit Jorgucat. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të plagosur dy persona.

Në aksident janë përfshirë mjeti tip “Volkswagen Caddy” me targë AB 364 ER me drejtues shtetasin Namik Topulli dhe mjeti tip “Polo” me targë AA 645 ZJ me drejtuese Aleksandra Sulku, 20 vjeç banuese në Delvinë.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se, në mjetin tip “Polo” udhëtonte edhe një tjetër grua shtatzëne, por që nuk ka dëmtime.

Nga hetimet paraprake bëhet me dije se shkak i aksidentit është prerja e rrugës nga mjeti tip “Polo”.

“Gjirokastër/ Informacion paraprak: Rreth orës 09:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Jorgucatit", janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit K. S., 28 vjeç, banues në Delvinë dhe N. T., 58 vjeç, banues në Gjirokastër.

Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjerja A. S., rreth 20 vjeçe, e cila ndodhej në automjetin që drejtohej nga shtetasi K. S.

Shtetasit e dëmtuar u transportuan në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.” (A2 Televizion)

NJOFTIMI I POLICISË GJIROKASTËR

A2 CNN Livestream

Latest Videos