Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të së premtes në periferi të Romës, kryeqyteti i Italisë.
Të rinjtë, të gjithë të moshës nga 17 deri në 21 vjeç, po udhëtonin me një automjet Fiat 500, e cila doli nga rruga për shkaqe ende të paqarta. Viktimat ishin tre djem dhe dy vajza, ndërsa një tjetër person mbeti i plagosur.
Viktimat janë identifikuar si Alessio Guerrieri, 21 vjeç, Flavia Troisi, 17 vjeç, Valerio Di Paolo, 21 vjeç, Giulia Scalvo, 17 vjeç, Simone Ramazzotti, 21 vjeç. (A2 Televizion)