Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e frikshëm të një aksidenti, ku një makinë u përplas me trafikndarësen përpara një pike kontrolli për të fluturuar disa metra në ajër.
Aksidenti u regjistrua në autostradën Shenyang-Dalian në Kinë dhe tregon makinën që vjen me shpejtësi dhe godet trafikndarësen e cila e ngre atë për më shumë se 15 metra në ajë. Më pas, makina ra me kokë poshtë dhe fatmirësisht drejtuesi i saj shpëtoi me disa plagë të lehta.
Copa nga makina u shpërndanë në të gjithë vendin, por trau i kontrollit mbeti i paprekur. Autoritetet po shikojnë me imtësi pamjet e kamerave të sigurisë për të zbuluar më shumë rreth aksidentit. (A2 Televizion)