E kritikoi në sy të familjes, nxënësi kap me grushte mësuesen

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2022, 10:12 | Bota

Një video shokuese është filmuar në një shkollë të mesme në Georgia e cila tregon një nxënës që sulmon me grushte mësuesen në ambientet e brendshme të klasës.

Ngjarja është regjistruar në shkollën “Discovery High School” në Lawrenceville gjatë një takimi mes mësuesve dhe prindërve.

Gjithçka filloi kur mësuesja iu ankua një prej prindërve se djali i tij nuk kishte performancën e duhur gjatë orëve të mësimit.

Menjëherë pas kësaj fjale, nxënësi u ngrit në këmbë dhe nisi të qëllonte mësuesen e tij duke e lënë atë të gjakosur.

Mësuesja ende nuk është identifikuar, ndërkohë që ka nisur një hetim në lidhje me dhunën e ushtruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos