Policia e Kukësit bën me dije se ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit që shkaktoi një aksident me vdekje një ditë më parë në qytetin verior.
Në prangat e policisë ra shtetasi P. H., 32 vjeç, banues në fshatin Topojan, i cili mbrëmjen e së dielës përplasi me makinën e tij një motor, drejtuesi i të cilit si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë.
Pozitat e P.H. u rënduan dhe më tej sepse pas aksidentit nuk i dha ndihëm e parë shtetasit J.Sh. dhe u largua nga vendngjarje, duke braktisur dhe mjetin e tij. (A2 Televizion)