Ndjekje si në filma në Vlorë, policia ndalon mjetin me dy të rinj brenda, u gjen pistoletë me fishekun në fole

Nga A2 CNN
31 Korrik 2023, 15:56 | Kronikë
Ndjekje si në filma në Vlorë, policia ndalon mjetin me dy të

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy të rinj, të cilëve iu gjet një armë zjarri tip pistoletë pas kontrollit në automjetin me të cilin ata po udhëtonin.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin që drejtonte Arnaldo Matodoshi dhe ku ishte pasagjer Olsi Caushaj u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe disa fishekë luftarak që dyshohet se i përkitnin shoferit.

Ndërkaq, pasagjeri u arrestua pasi dyshohet se duke patur dijeni, nuk ka kallëzuar për posedimin e kundërligjshëm të armës së zjarrit dhe municionit luftarak.

“Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Friends”, sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarak. Lëvizte me pistoletë në automjet, kapet në flagrancë dhe arrestohet 33-vjeçari. Në pranga edhe pasagjeri në këtë automjet, për moskallëzim të krimit.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve gjatë sezonit turistik, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata qarkullojnë, kontrolle këto të mbështetura nga inteligjenca policore dhe nga bashkëpunimi i ngushtë me qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Friends”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. M., 33 vjeç dhe O. C., 33 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin që drejtonte shtetasi A. M. dhe ku ishte pasagjer shtetasi O. C., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe disa fishekë luftarak që dyshohet se i përkitnin shtetasit A. M.

Ndërkaq, shtetasi O. C. u arrestua pasi dyshohet se duke patur dijeni, nuk ka kallëzuar për posedimin e kundërligjshëm të armës së zjarrit dhe municionit luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.” (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë së Vlorës

A2 CNN Livestream

Latest Videos