Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. Bëhet e ditur se një automjet është përplasur me një kamion në fshatin Qukës.
Për pasojë, të lënduar kanë mbetur katër persona, dy prej tyre të mitur. Të lënduarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)