
Një alarm për bombë bëri që Kulla Eiffel në Paris të evakuohej në mënyrë të menjëhershme. Incidenti la vizitorët të habitur, ndërsa autoritetet franceze zbatuan masat paraprake për të garantuar sigurinë e të gjithëve.
Sheshi dhe tre katet e ndërtesës emblematike pariziane, e ndërtuar në 1889, u evakuuan. Restoranti, gjithashtu.
Burime policore kanë konfirmuar për mediat evakuimin e kullës, ndërsa Kompania e Shfrytëzimit të Monumenteve (SETE) e ka cilësuar atë që po ndodh si “një procedurë e zakonshme në këtë lloj situate, që në vetvete është mjaft e rrallë”, sipas një zëdhënësi.
Evakuimi, i cili filloi rreth mesditës, prek tre katet e monumentit, duke përfshirë restorantin e kullës.
Kulla Eifel priti në vitin 2022 deri në 5,8 milionë vizitorë.