Të paktën 6 persona humbën jetën pas mbytjes së një varke me emigrantë që po kalonte kanalin e La Manshit drejt Britanisë së Madhe. Një zëdhënës i Rojës Bregdetare franceze, bëri të ditur se 5deri në 10 persona të tjerë janë zhdukur ndërsa mbi 50 vetë janë shpëtuar.
Tri anije franceze, një helikopter dhe një avion janë mobilizuar në kërkimet pranë zonës së Sangate në veri të Francës. Në operacion po marrin pjesë edhe dy anije britanike. Në orët e para të së shtunës një anije që po kalonte në zonë ngriti alarmin së një varkë e tejmbushur me njerëz ishte në vështirësi pranë Kalë. Kur anija franceze e shpëtimi mbërriti, shumë persona gjendeshin në det, duke bërtitur për ndihmë.
Kanali Anglez, apo i La Manshit është një prej itinerareve më të rrezikshme dhe të frekuentuara të transportit në botë, me 600 cisterna dhe 200 tragete që kalojnë në të çdo ditë. Përmes tij hyjnë në Britani gomonet me emigrantë të paligjshëm, mes të cilëve edhe shumë shqiptare. Vetëm gjatë dy ditëve të fundit më shumë se 1 mijë vetë kanë përshkuar itinerarin e rrezikshëm.
Ngjarja tragjike ndodh pasi qeveria u detyrua dje të largonte të gjithë emigrantët nga mauneja e Bibby Stockholm pas vetëm katër ditësh pas zbulimit të baktereve Legjionarë në furnizimin me ujë. Ndërkohë Sekretarja e Brendshme Suella Braverman do të kryesojë një takim me zyrtarë të Forcave Kufitare.
Nga janari deri në 10 gusht të këtij viti, 15 826 njerëz kanë kaluar Kanalin me një varkë të vogël. (A2 Televizion)