Rritet numri i viktimave nga zjarret në Hawaii, fatkeqësia natyrore më vdekjeprurëse në histori

Nga A2 CNN
12 Gusht 2023, 08:36 | Bota
Rritet numri i viktimave nga zjarret në Hawaii, fatkeqësia natyrore

Ka arritur në 67 numri i viktimave nga zjarret në Hawaii, duke e bërë atë fatkeqësinë natyrore më vdekjeprurëse në historinë e shtetit. Qindra të tjerë janë raportuar të zhdukur dhe numri mund të rritet ende.

Kjo vjen pasi disa banorë të Lahaina po lejohen të kthehen në shtëpi të Premten për të vlerësuar dëmet në qytetin e tyre të shkatërruar nga zjarri.

Zyrtarët shtetërorë rihapën Lahaina për njerëzit të premten, për herë të parë që kur flakët u përhapën me shpejtësi në fillim të kësaj jave, duke rrënuar pjesën më të madhe të qytetit historik.

Zjarri që përfshiu Lahainan në ishullin Maui u përhap me një shpejtësi të frikshme dhe shkatërroi qytetin turistik historik.

Numri i të vdekurve pritet të rritet ndërsa ekipet e kërkimit vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënojat e djegura të qytetit, pasi zjarri dogji 1000 ndërtesa dhe la mijëra vetë të pastrehë.

Tri ditë pas katastrofës, mbetet e paqartë nëse banorët kishin marrë ndonjë paralajmërim përpara se zjarri të përfshinte shtëpitë e tyre. Ishulli ka sirena alarmi për të paralajmëruar për fatkeqësi natyrore dhe kërcënime të tjera, por ato nuk duket të kenë rënë gjatë zjarrit.

Disa njerëz u detyruan të hidheshin në Oqeanin Paqësor për të shpëtuar. Evakuimi i Lahainas u ndërlikua nga vendndodhja e saj mes bregdetit dhe kodrave.

Një shtetrrethimi do të funksionojë çdo ditë nga ora 22:00 deri në 06:00 me kohën lokale, dhe disa nga pjesët më të goditura të qytetit mbeten të kufizuara për personelin e kërkimit dhe shpëtimit.

Ëest Maui, ku ndodhet Lahaina, është ende pa energji dhe ujë. Ekipet e kërkimit janë ende në zonë në kërkim të viktimave nga zjarri.

Roja Bregdetare tha se deri më tani kishte nxjerrë 17 persona të gjallë nga uji pranë portit të qytetit. Të gjithë raportohet se janë në gjendje stabile. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos