Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit ishin në qendër të vëmendjes edhe të Bashkimit Evropian në Tiranë. Ambasadori i BE-së Luigi Soreca shprehu vlerësim për operacionet e ndërmarra kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës nga policia e shtetit.
“Ne kemi parë veprimtarinë proaktive dhe rezultatet e prekshme nga ana shqiptare të cilat Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare presin nga Shqipëria”.
Duke inkurajuar vazhdimësinë për arritjet pozitive, Ambasadori Soreca foli edhe për Ministrinë e Brendshme. “Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale, që vazhdon të luftojë me forcë krimin e organizuar është jetike për Shqipërinë drejt rrugës së saj evropiane”, u shpreh diplomati.
Ambasadori Soreca shtoi se Shqipëria duhet të vazhdojë më tej punën për përmbushjen e 5 prioriteteve. (A2 Televizion)