Amerika, paqe me Anglinë, luan gjithçka me Iranin

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2022, 22:00 | Futboll

Angli-SHBA është mbyllur në një barazim pa gola, i cili duket sikur i shkon për shtat të dyja kombëtareve, me amerikanët që tashmë do të luajnë gjithçka me Iranin në ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup.

Ndeshja nisi e qetë nga të dyja ekipit, ku vlen për t’u theksuar se në port është goditur vetëm 4 herë, 3 nga Anglia dhe vetëm një herë nga SHBA, që duket se mendja më shumë ishte në ndeshjet e fundit në grup.

Tashmë, Anglia ka marrë kryesimin e këtij grupi me 4 pikë, Irani i dyti me 3 pikë, SHBA 2 pikë dhe Uellsi në vendin e fundit me një pikë. Anglia do të luajë në ndeshjen e tretë me Uellsin e Gareth Bale, i cili të paktën në letër duket pa shpresë përballë kombëtares së “3 Luanëve”. Në anën tjetër, Iranit do t’i mjaftonte dhe vetëm një barazim ndaj SHBA-së.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani