Apeli konfirmoi dënimin me burg, vetëdorëzohet në polici ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj

Nga A2 CNN
28 Tetor 2022, 20:56 | Kronikë
Apeli konfirmoi dënimin me burg, vetëdorëzohet në polici

Është vetëdorëzuar në Policinë e Lezhë, ish-kryebashkiaku i qytetit Fran Frrokaj, për të cilin më herët gjatë së premtes, gjykata e Apelit konfirmoi dënimin me 3 vite burg për akuzën e tjetërsimit të pronave.

Seanca ku u dha vendimi për dënimin e Frrokajt u zhvillua më herët gjatë ditës në Shkodër, dhe pas tij ish-kryebashkiaku u largua nga ambientet e gjykatës pa u ndaluar nga askush, ndërkohë që duhej të shoqërohej për në burgun ku do të vuajë dënimin.

https://a2news.com/2022/10/28/tjetersimi-i-pronave-ne-lezhe-denohen-me-3-vjet-ish-kryebashkiaku-dhe-ish-kryetari-i-qarkut/

Sipas burimeve, në momentet e para që është paraqitur në komisariatin e Lezhës, Frrokaj ka mohuar të jetë larguar, ndërkohë që policia ka nisur një aksion për kapjen e 15 personave të tjerë të dënuar me burg nga apeli për këtë dosje.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kryetari i qarkut Gjok Ndoka u dënuan nga Apeli me nga 3 vite burg, ndërsa gjykata gjeti fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos