Goditet me levë në kokë 63-vjeçari në Përmet, në gjendje të rëndë

Nga A2 CNN
28 Tetor 2022, 15:18 | Kronikë
Goditet me levë në kokë 63-vjeçari në Përmet,

Një person ka përfunduar në spital, pasi është goditur me leva gjatë një sherri në Përmet, këtë të premte.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, por arsyet mbeten mister. I plagosur ka mbetur Kosta Xhallo, 63 vjeç, banor i qytetit. Ai është qëlluar me leva në kokë dhe në shpinë.

Ngjarja ka ndodhur në mes të qytetit vetëm 100 metra larg Komisariatit të Policisë. Si pasojë e plagëve të rënda, personi i plagosur është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ndërkohë që pritet të transportohet me helikopter drejt kryeqytetit, pasi gjendja e tij është e rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos