Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken, presidenti francez Emmanuel Macron, dhjetëra liderë të Lindjes së Mesme, zyrtarë të lartë qeverish, janë mbledhur në Davos, për Forumin Ekonomik Botëror, atje ku do diskutohet gjatë për fundin e dy luftërave, në Gaza dhe Ukrainë, që do kryesojnë agjendën e elitës botërore.
Në këtë takim të 54 në Davos, qyteti i famshëm për resortet e skive, si gjithnjë është veshur me të bardhën karakteristike, për t’i lejuar liderëve më të fuqishëm të që të shijojnë paksa edhe qytetin, veç bisedimeve për luftën, ekonominë, borxhet dhe bankat. (A2 Televizion)