Pamje nga kamerat e sigurit tregojnë momentin tragjik kur një kamionçinë merr përpara turmën në një rrugë në Lagjen Franceze të Nju Orlinsit. Video është publikuar nga Reuters dhe përmban pamje të rënda. Në të shihet veterani i ushtrisë amerikane, i cili mbante një flamur të Shtetit Islamik në makinën e tij, teksa bën një lëvizje të beftë dhe del nga korsia duke shkelur mbi njerëzit më 1 janar. Në total, 15 persona humbën jetën nga sulmi. Sipas autoriteteve sulmi mund të jetë realizuar me ndihmën e personave të tjerë. Autori, 42-vjeçari Shamsud-Din Jabbar, u vra gjatë përplasjes me armë me policinë që ishte vënë në ndjekje të tij pas ngjarjes.
View this post on Instagram
(A2 Televizion)