Festivali i Sanremo-s ka përfunduar zyrtarisht pas pesë netësh shfaqjesh që na sollën të qeshura, kujtime dhe performanca të jashtëzakonshme. Edicioni i 74-të i Sanremos ka qenë me të vërtetë ai që mbahet mend me kaq shumë talente të shfaqura në të pesë netët. Megjithatë, vetëm një është fitues dhe ajo është Angelina Mango, vajza 22-vjeçare. Ajo është pjesë e historisë së festivalit pasi kishte 10 vite që nuk fitonte një vajzë.
Geolier u rendit i dyti, ndërsa e treta ishte Annalisa me këngën “Sinqerisht”.
Pasi mori çmimin, Angelina Mango ua dedikoi çmimin familjes dhe ekipit të saj.
"Falënderime të përzemërta për orkestrën, për ty, për Gio, për Fiorello, për ekipin tim, për Martën, për nënën time, për Phil, Antonio, familjen time që është këtu sonte. Faleminderit që erdhët”, tha ajo. (A2 Televizion)