Rritësi i këtyre kafshëve, Rashid Ali Al Mansouri shikon tre nga devetë e tij, Fazzaa, Musk dhe Al Azayem, duke konkurruar dhe duke fituar.
"Të gjithë janë fitues. Deveja është një simbol dhe një ndjenjë që nuk mund të shprehet me fjalë... është një ndjenjë”, tha Rashid Ali Al Mansouri rritësi i deveve.
Al Mansouri ka marrë pjesë në garë që në vitin 2005 duke përzgjedhur devetë më të mira, një prej të cilave e ka marrë në Katar, përzgjedhje që e shpalli fitues për atë vit.
Festivali synon të mbështesë nismat për ruajtjen e trashëgimisë si dhe të kujdesit e rritjes së deveve.
“Qëllimi i festivalit është ruajtja e trashëgimisë dhe krijimi i një tregu mes pronarëve të deveve, ruajtja e tyre, e racave të pastra dhe mësimi i brezit të ri se si ishin baballarët e tyre në të kaluarën.” tha Presidenti i festivalit, Mohammed Abdullah Al Muhairi,
Devetë kanë respektin maksimal në Emirate kjo si një vlerë e trashëgimisë kulturore të këtij vendi. Ajo konsiderohet thelbësore për beduinët, të cilët e kanë përdorur për shekuj me radhë për ushqim dhe transport.
Al-Mansuri madje e konsideron devenë si pasurinë e tyre më të madhe.
"Kjo është ekonomia jonë para naftës. Nafta ka ikur dhe nuk preket, por kjo është edhe si mjet transporti edhe si produkt ushqimore, për mish dhe qumësht. Është ekonomia jonë”, shtoi Rashid Ali Al Mansouri.
Edicioni i shtatëmbëdhjetë i Festivalit Al Dhafra vjen në kuadër të sezonit të ankandit të deveve në Abu Dhabi dhe ka nisur në tetor të 2023 për të mbaruar në shkurt të 2024. (A2 Televizion)