“Sterilizo ish të dashurin”, nisma e strehës së kafshëve që synon të ulë mbipopullimin e maceve

Nga Anxhela Celibashi
7 Shkurt 2024, 09:25 | Lifestyle

“Sterilizo ish të dashurin” është nisma që ka ndërmarrë një strehë kafshësh në Nju-Xhersi  për të ndaluar mbipopullimin e maceve të egra në këtë zonë.

Kjo nismë u ndërmor fillimisht në kuadër të ditës Shën Valentinit, ndërsa ideatorët kanë shpresë së kjo do të ndihmojë me macet endacake. 

“50 dollarë çdokush mund t’i dërgojë në emër të ish të dashurit të tij. Ajo që do të bëjmë është që maces t’i vendosim emrin e ish-it të atij që paguan. Më pas, ajo mace do të sterilizohet, do të vaksinohet dhe më pas do të lihet përsëri e lirë”, tha Ken Sieranski, drejtor ekzekutiv i strehës së kafshëve në Blackwood në Nju-Xhersi, i cili gjithashtu është edhe veteriner. 

Interesi për t’ju bashkuar nismës ka qenë i lartë dhe aktualisht disa nga macet e zonës quhen Xhefs, Majk, Ians, dhe Tilers. Mbipopullimi i maceve të egra është një problem i madh jo vetëm në SHBA, por edhe në mbarë botën, tha Sieranski.

"Një mace femër e rritur, vetëm një sezon riprodhimi mund të ketë dy deri në tre pjellje. Në çdo pjellë, mund të ketë katër deri në gjashtë kotele. Dhe më pas secila nga ato kotele, sapo të arrijnë moshën riprodhuese, do të fillojnë të shumohen. Dhe kjo thjesht e komplikon problemin."

Qendra e Adoptimit të Kafshëve pranon çdo vit mbi 3000, ndërsa në 2023 punëtorët e strehës bllokuan, sterilizuan dhe kthyen në terren mbi 600 mace.

Komuniteti lokal ka qenë një ndihmë e jashtëzakonshme, tha Sieranski, por streha është gjithmonë në kërkim të njerëzve të gatshëm për të adoptuar ose ushqyer një kafshë, qen dhe mace.

Fushata "Neuter Your Ex" u propozua nga një prej vullnetarëve të strehës dhe, për shkak të reagimit entuziast nga komuniteti, ajo do të zgjatet edhe pas Ditës së Shën Valentinit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos