Në moshën 54 vjeçare, por përsëri mahnitëse. Dhe Jennifer Lopez thotë se gratë, pas të 50 bëhen gjithnjë e më të seksi.
Aktorja e këngëtarja është përzgjedhur për kopertinën e revistës “Elle” për dhjetorin e festave, por nga revista prestigjoze është nderuar edhe me çmimin “Ikona e vitit”.
Në faqet e brendshme 54- vjecarja shfaqet me veshje të ndryshme, fustane me vlerë 5 apo 10 mijë dollar, teksa shprehet se nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, por në shkurt të vitit të ardhshëm pritet të publikojë albumin e ri sikurse edhe i duhet të vendosë për projektet e reja në Hollywood, pasi zbulon se ka disa skenarë që aktualisht po i vlerëson, ndonëse e pranon, se komeditë janë tashmë të preferuarat e saj.
Në një prej tyre, J.Lo mund të luajë përkrah bashkëshortit Ben Afleck.
(A2 Televizion)