6 këshilla dekorimi që do të ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj mendor

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2023, 14:37 | Lifestyle

6 këshilla dekorimi që do të ndikojnë pozitivisht në

Ngjyrat, teksturat ose ndriçimi që zgjidhni në shtëpi kanë një efekt të rëndësishëm në shëndetin tuaj mendor.

Edhe një tapet i thjeshtë – që ju duket i zakonshëm, mund t’ju ​​ndryshojë menjëherë disponimin. Por përveç kësaj, ka shumë që mund të bëni për të rritur pozitivisht shëndetin tuaj mendor.

Më poshtë do të gjeni këshillat e nevojshme.

Jepini përparësi sigurisë suaj mendore
Ashtu siç e mbyllni shtëpinë për sigurinë tuaj fizike, po ashtu duhet të siguroni një bazë për sigurinë tuaj mendore. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që ndjesia e përgjithshme e hapësirës duhet t'ju frymëzojë dhe qetësojë. Pastërtia dhe rregulli mund t'ju bëjnë të ndiheni më të sigurt dhe të ndikojnë vërtet në shëndetin tuaj mendor, e jo të kthehet në një fiksim që nuk bën gjë tjetër veçse ju shqetëson.

Zbukuroni hapësirën me objekte që ju bëjnë të ndiheni të lumtur
Vendosja e objekteve në mjedisin tuaj që ju mbushin me gëzim dhe siguri është po aq e rëndësishme. Këto objekte mund të jenë foto familjare ose objekte që ju kujtojnë përvoja të bukura.

Zgjidhni ngjyrat që përputhen me energjinë tuaj
Nëse dëshironi të krijoni një shtëpi që promovon ose ruan një humor të caktuar, është mirë të fokusoheni në ngjyrat që zgjidhni. Mendoni për energjinë që dëshironi të ndjeni në këtë hapësirë. Çfarë ngjyre ju bën të ndiheni të qetë dhe ngrohtë? Gjithashtu, kur zgjidhni ngjyrat, është mirë të keni parasysh madhësinë e dhomës. Në dhomat më të vogla ku hapësira është e kufizuar, ngjyrat e ngrohta dhe të ndezura janë zgjidhja ideale.

Mos harroni bimët
Njerëzit zakonisht ndihen më të relaksuar dhe kreativ kur janë të rrethuar nga bimë. Prandaj nuk duhet ta harroni këtë pjesë. Do të shihni që me disa “nota” të natyrës, hapësira juaj do të bëhet menjëherë më e ngrohtë. Erërat dhe ngjyrat do të ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj mendor.

Përforconi dritën natyrale
Ekspozimi ndaj dritës natyrore mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në disponimin tuaj, cilësinë e gjumit dhe mirëqenien e përgjithshme mendore. Një zgjidhje e shpejtë për vendet me hapësirë ​​të kufizuar apo mungesë ndriçimi natyral, është vendosja e pasqyrave në muret përballë dritareve. Drita do të pasqyrojë pamjen dhe do ta bëjë hapësirën tuaj të duket më e ndriçuar dhe më e madhe. Një mënyrë tjetër për të përmirësuar dritën natyrale në hapësirën tuaj është të përdorni ngjyra të lehta që reflektojnë dritën, në vend të ngjyrave të errëta që e thithin atë.

Investoni në pëlhura të buta
Nuk duhet të humbisni fuqinë e prekjes. Ne jemi krijesa të prekjes dhe i përgjigjemi mirë pëlhurave të buta. Përdorimi i një shumëllojshmëri teksturash do të zbusë hapësirën tuaj dhe do t'ju ndihmojë të ndiheni të qetë dhe paqësor. Nëse keni një dysheme druri, mund të shtoni një tapet me gëzof, i cili do t'i japë një ndjesi tjetër hapësirës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024