Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 0%
  • Kujdesi familjar 100%
  • Ndikimi i shoqërisë 0%

“U shqetësuan çfarë ngjyre lëkure do kishte Archie”, deklarata e fortë: Mbreti Charles dhe Kate Middleton janë racistët në familjen mbretërore

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2023, 11:26 | Lifestyle

“U shqetësuan çfarë ngjyre lëkure do kishte

Një intervistë për Oprah Winfrey, Meghan Markel ka deklaruar se pjesëtarë të familjes mbretërore ishin të shqetësuar për ngjyrën e lëkurës që do të kishte djali i tyre i madh, Archie. Një deklaratë e tillë ishte dhe vijon të jetë shokuese, e ndërsa Meghan zgjodhi që të mos përmendte emra.

Mirëpo, gazetari i njohur britanik, Piers Morgan, shkoi përtej, duke i dhënë emër dhe mbiemër këtyre anëtarëve të familjes. Ai citon një libër holandez të gazetarit Omid Scobi të titulluar “racistët mbretërorë”, i cili kur u përkthye në anglisht emrat iu fshinë. Për këtë arsye,  Piers Morgan sqaron se në familjen mbretërore racistët e përmendur në libër janë mbreti Charles dhe Kate Middleton.

Duke justifikuar vendimin e tij, Morgan tha se kjo do t'i mundësonte publikut britanik të diskutonte më hapur këtë çështje.

"Sepse nuk besoj se komente raciste janë bërë nga ndonjë anëtar i familjes mbretërore dhe derisa të ketë prova reale që komente të tilla janë bërë, nuk do ta besoj kurrë. Por ne mund të fillojmë procesin për të zbuluar nëse ato fjalë janë thënë, në çfarë mjedisi janë thënë dhe nëse ka pasur ndonjëherë një motiv racist – siç thashë nuk besoj”, tha ai.

Kjo ka shkaktuar reagime në Buckingham Palace. Sipas të njëjtave burime, nuk përjashtohet mundësia që të ketë disa veprime ligjore, pasi familja mbretërore është duke “shqyrtuar të gjitha opsionet e saj”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli