Studimi: Brezi i viteve '90 është më i ngarkuari psikologjikisht se të gjithë gjeneratat e tjera

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2023, 10:24 | Lifestyle

Studimi: Brezi i viteve '90 është më i ngarkuari

Njerëzit e lindur në vitet 1990 janë më të rënduar në aspektin shëndetësor, krahasuar me çdo brez të mëparshëm. Studiuesit nga Universiteti i Sidneit zbuluan se kishte një përkeqësim të dukshëm të shëndetit mendor në çdo brez që nga vitet 1950 e tutje.

Studiuesit gjurmuan ndryshimet në shëndetin mendor të më shumë se 27.500 australianëve nga viti 2001 në 2020, duke vlerësuar çdo grupmoshë gjatë asaj kohe. Dhe shëndeti mendor i njerëzve të lindur në vitet 1990 rezultoi se nuk kishte përmirësime me kalimin e moshës, ndryshe nga brezat e vjetër.

Studiuesit kanë vërejtur se mediat sociale luajnë një rol të rëndësishëm në përkeqësimin e shëndetit mendor. Nga studimet dihet se rrjetet sociale dhe koha e tepërt e shpenzuar, shkakton ankth, depresion dhe varësi te brezat e rinj, si dhe rritje të abuzimit emocional, marrëdhënieve toksike dhe seksualizimit të rinisë. Ndërsa është e paqartë se si do të vazhdojnë tendencat, teksa studiuesit nuk janë optimistë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos