“Berishës i hiqet non grata”, Nard Ndoka jep lajmin live në emision: Është e konfirmuar zyrtarisht

Nga A2 CNN
8 Qershor 2026, 21:48 | Politikë

“Sali Berishës iu hoq non grata”.

Lajmin e dha Nard Ndoka në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Sapo më erdhi lajmi. Sali Berishës iu hoq “non grata”. Ky është një lajm i mirë për opozitën në tërësi dhe për çlirimin tonë”, tha Ndoka.

“Pra, zotit Berisha iu hoq “non grata” zyrtarisht. Unë them që ky është një lajm i mirë edhe për opozitën në tërësi, edhe për çlirimin tonë sepse ka qenë një lloj pengese. Duhet ta pranojmë këtë. Pra, nëqoftëse kemi pasur një opozitë amorfe, që nuk e kishte dinjitetin, mundësinë për të kundërshtuar edhe faktorin ndërkombëtar haptas, ka qenë kjo pengesë”, shtoi më tej Nard Ndoka në Off The Record me Andrea Dangllin.

Sipas kreut të PDK-së, “opozita tashmë çlirohet nga ajo pengesë jo e vogël dhe raporti që do të ketë me këtë protestë qytetare do të ndryshojë”.

“Ka një lloj çlirimi edhe nga ana e opozitës sepse pati një lloj ndrydhjeje, duhet ta pranojmë këtë realitet. Kjo ndrydhje erdhi prej dy arsyeve. E para, ne jemi të djathtë, nuk jemi kundër investimeve të huaja, nuk jemi kundër biznesit dhe kjo është një pengesë që thonë edhe programore për ne. Ka pasur një lloj kujdesi në këtë aspekt. Pjesa e dytë janë marrëdhëniet që ka vetë Partia Demokratike edhe me SHBA-të apo edhe pengesën që pati zoti Berisha me “non gratën”, shpjegoi Ndoka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos