“Rama dhe Berisha janë ulur këmbëkryq në protestë”, gazetari: Sot lindën përplasjet e para

Nga A2 CNN
8 Qershor 2026, 22:37 | Politikë

“Në protestë është ulur këmbëkryq binomi PD-PS dhe binomi Edvin Berisha dhe Sali Rama”.

Kjo ishte deklarata e gazetarit Floriar Arapi në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Idealja do ishte që të ngrihej një parti e cila do t'i jepte shqelmin klasës politike të vjetër. Kjo do ishte gjëja fantastike dhe ideale që të përbëhej nga shumë palë që të ndanin pushtetin, por zakonisht nuk funksionon kështu. Aty është ulur këmbëkryq binomi PD-PS dhe binomi Edvin Berisha dhe Sali Rama. Janë ulur këmbëkryq në protestë dhe sot janë dukur pasojat e para të përplasjes në protestë”, tha Arapi.

“U zhvillua në dy grupe të ndryshme ngjitur njëra-tjetrës, një palë që nuk donin që të jepej mikrofoni fare; një palë tjetër që donin të mbanin mikrofonin në dorë dhe kjo pala që nuk donin mikrofon ishin të gjithë të rinj. Pala tjetër janë ato që i kemi parë shumë here, në shumë vende”, shtoi gazetari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos