Ambasadorja e re e BE në Tiranë është emëruar portugezja Sofia Moreira de Sousa.
Aktualisht, ajo shërben si Drejtuese e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali dhe më herët ka mbajtur, ndër të tjera, detyrën e Ambasadore së BE-së në Kepin e Gjelbër, shkruan A2.
Diplomatja portugeze do të zëvendësoje italianin Silvio Gonzato, i cili pritet të largohet në fund të verës. (A2 Televizion)