Ilirjan Celibashi do duhet të vendosë për fatin e kreut të Bashkisë Kreshnik Hajdari. Ky ishte vendimi që mori Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në mënyrë unanime, duke detyruar Kryekomisionerin që të shqyrtojë çështjen në themel dhe duhet të shprehet për ligjshmërinë e qëndrimit të Kreshnik Hajdarit në zyrën e të parit të qytetit të Kuçovës, shkruan A2 CNN.
Me këtë vendim të KAS, Celibashi është i detyruar që të shqyrtojë çështjen në themel dhe t’i japë fund kësaj çështje, e cila prej muajsh nuk po merret zgjidhje për shkak të ping pongut institucional.
KQZ dhe KAS janë vënë në lëvizje nga Letër Maliqi, kandidat për Bashkinë Kuçovë në zgjedhjet e 14 Majit 2023, pasi Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga GJKKO me 6 muaj burg, i konvertuar në shërbim prove. (A2 Televizion)