“Revolucioni imgjinar i flamingove”, Rama poston pankarta me meme nga protesta

Nga A2 CNN
8 Qershor 2026, 09:39 | Politikë

“Revolucioni imgjinar i flamingove”, Rama poston pankarta me meme

Kreu i qeverisë Edi Rama e ka nisur këtë të hënë duke shpërndarë disa nga pankartat me meme të protestuesve para Kryeministrisë, ndërkohë që protesta ka hyrë në ditën e 8 të saj. “Rroftë mememania”, shkruan Rama në rrjetet sociale, duke u shprehur se nuk duhet krijuar bindja e gabuar që atij s’i pëlqen asgjë, nga ai që e cilëson si “revolucioni imagjinar i flamingove”.

POSTIMI

RROFTË MEMEMANIA

Që të merremi vesh se mos krijohet bindja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky revolucioni imagjinar i flamingove

Aq sa më ngjallin keqardhje me përzierje rropullish fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve, për të cilat sinqerisht u përcjell përgëzime e falenderime autorëve, ndërkohë që më vjen keq vërtetë, që disa të preferuara të tjera nuk i postoj këtu dot se janë shumë të nxehta dhe kot melazëm na krijohen keqkuptime të reja, a thua s’na mjaftojnë këto që kemi për rreziqet imagjinare nga një projekt që do transformojë më tej Shqipërinë.

“Revolucioni imgjinar i flamingove”, Rama poston pankarta me meme“Revolucioni imgjinar i flamingove”, Rama poston pankarta me meme“Revolucioni imgjinar i flamingove”, Rama poston pankarta me meme“Revolucioni imgjinar i flamingove”, Rama poston pankarta me meme“Revolucioni imgjinar i flamingove”, Rama poston pankarta me meme (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos