Vijojnë protestat në Vlorë, protestuesit: Më 13 qershor autobusë pafund me qytetarë drejt Tiranës

Nga A2 CNN
8 Qershor 2026, 19:15 | Aktualitet

Vijojnë protestat në Vlorë, protestuesit: Më 13 qershor

Qytetarët e Vlorës janë mbledhur sërish sot te sheshi i flamurit për të disatën ditë duke protestuar kundër projektit të Zvërnecit. Me flamuj kombëtarë dhe pankarta me emrat e fshatrave të zonës, protestuesit kërkuan anulimin e projektit dhe i drejtuan thirrje qeverisë që të tërhiqet nga zbatimi i tij.

Vijojnë protestat në Vlorë, protestuesit: Më 13 qershor

Për A2 CNN ata deklaruan se kundërshtimi i tyre nuk lidhet vetëm me projektin e Zvërnecit, por edhe me një sërë problematikash të tjera sociale dhe ekonomike. Sipas tyre, qytetarët duhet të reagojnë dhe të kërkojnë më shumë të drejta përmes protestave paqësore.

“Protestojmë për një Shqipëri më të mirë, më demokratike dhe për të ardhmen e vendit d dhe për të gjithë shqiptarët që janë tradhtuar e janë përzënë nga këto troje”, u shpreh një prej protestuesve, duke theksuar se shqetësimet e tyre shkojnë nga çështjet ekonomike deri te projektet që, sipas tyre, prekin interesin publik.

Vijojnë protestat në Vlorë, protestuesit: Më 13 qershor

Protestuesit paralajmëruan se protestat do të vijojnë çdo ditë pa ndërprerje. Ata njoftuan gjithashtu se më 13 qershor do t’i bashkohen protestës që organizohet në Tiranë, ku nga Vlora pritet të nisen autobusë me qytetarë për t’iu bashkuar tubimit.

“Në 13 qershor nga Vlora do të nisen autobusë pafund për në Tiranë, që populli të protestojë lirshëm”. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos