Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 0%
  • Kujdesi familjar 100%
  • Ndikimi i shoqërisë 0%

Nuk u mjafton një, çifti gjerman dekoron shtëpinë me 555 pemë Krishtlindjesh

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2023, 17:31 | Lifestyle

Një familje gjermane e cila prej vitesh ka thyer të gjitha rekordet sa i përket dekorimeve të shtëpisë për Krishtlindje, këtë vit ka shënuar një tjetër arritje të madhe.

Susanne dhe Thomas Jeromin e kanë dekoruar shtëpinë e tyre me numrin më të madhe të pemëve të Krishtlindjes.

Krishtlindja 2023 e gjen shtëpinë e tyre që ndodhet në perëndim të Hanoverit me 555 pemë Krishtlindjesh.

Siç mund të shihet në fotot nga shtëpia që po bëjnë xhiron e rrjetit, shtëpia e familjes Jeromin ka pemë Krishtlindjesh edhe në tualet.

Rekordi i tyre i mëparshëm ishte 444 pemë brenda shtëpisë së tyre, për të cilat Susanne tha se iu deshën më shumë se dy muaj për ti dekoruar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli