Me 51,000 statuja të gdhendura në 252 shpella, Shpellat Budiste Yungang të Kinës janë padiskutim një atraksion spektakolar. Mirëpo, ditët e fundit, tualetet në këtë vend të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, kanë fituar më shumë vëmendje sesa historia.
Një video e shpërndarë së fundmi në faqet e ndryshme të lajmeve dhe mediave sociale kineze tregon një grup orë digjitale të instaluar në disa kabina tualeti të vajzave. Nëse është bosh është e gjelbër, nëse jo, tregon se sa kohë dikush ka qenë brenda.
Videoja origjinale thuhet se është marrë nga një vizitor.
“Më dukej edhe paksa e turpshme. Më dukej sikur po monitorohesha”, ka thënë ai.
Një anëtar i stafit në atraksion tha se kohëmatësit ishin instaluar për të përballuar një rritje të vizitorëve, dhe kjo përfshin objektet brenda zonës turistike.
"Ata nuk janë aty për të kontrolluar kohëzgjatjen që mund të përdorni tualetet", citohet të ketë thënë anëtari i stafit nga gazeta.
“Është e pamundur që ne të dëbonim dikë [nga tualeti]. Dhe ne nuk po vendosim një kufi kohor, si 5 ose 10 minuta për sa kohë mund të përdorni tualetet.”
Sipas tij, është kryesisht një masë sigurie, “duke siguruar mirëqenien e të gjithë mysafirëve, në rast se disa të ftuar përdorin tualetin për një periudhë të gjatë dhe ndodh një emergjencë.” (A2 Televizion)