Nga kokrra në filxhan, a e dini se kafeja është kundër plakjes?

Nga A2 CNN
16 Prill 2024, 16:46 | Lifestyle

Nga kokrra në filxhan, a e dini se kafeja është kundër

Studimet e fundit konfirmojnë se kafeja është një aleat kundër plakjes së lëkurës falë vetive të saj antioksiduese dhe anti-inflamatore.

Nëse deri më tani fokusi i ekspertëve ishte kryesisht tek ushqimet, ky studim donte të fokusonte vëmendjen tek efektet që mund të kenë disa pije, si kafeja, alkooli dhe pijet me sheqer, në plakjen e lëkurës së fytyrës.

Duke konfirmuar efektet e dobishme të kafesë në shëndetin estetik, studimi i publikuar në Journal of Cosmetic Dermatology, i cili theksoi se si kjo pije mund të jetë një aleat i fuqishëm për ngadalësimin e plakjes së lëkurës. Kjo është pikërisht arsyeja pse kafeja konsiderohet si pija perfekte kundër plakjes.

Nuk janë vetëm kremrat dhe serumet që kontribuojnë në bukurinë e lëkurës, por edhe ushqimet që konsumojmë.

Tani të apasionuarit pas kujdesit të lëkurës mund të shtojnë në rutinën e tyre të bukurisë edhe një filxhan kafe.

Kafeja, një aleat i bukurisë nga kokrra në filxhan

Ndër gjetjet kryesore, studimi zbuloi efektin mbrojtës të kafesë në lëkurën e fytyrës. Konsumimi i saj, megjithëse i moderuar, ul rrezikun e plakjes së lëkurës.

Ky është një rezultat që kontribuon në pasurimin e literaturës shkencore që e përzgjodhi si një mike të vërtetë për lëkurën. Fuqia e saj kundër plakjes aktivizohet pikërisht nga kokrrat: ekstrakti i pulpës së kafesë është në gjendje të përmirësojë lagështinë e lëkurës, shkëlqimin, elasticitetin, pigmentimin, konsistencën dhe  përmbajtjen e kolagjenit, sinteza e të cilit, thelbësore për mbajtjen e epidermës të re dhe elastike dhe që mund të stimulohet me vaj kafeje jeshile.

Një burim i çmuar i antioksidantëve natyrorë

Për më tepër, ajo që e bën kafenë një eliksir të vërtetë bukurie janë vetitë e saj antioksiduese dhe anti-inflamatore, të theksuara më tej nga pjekja që e bën këtë pije kaq karakteristike.

Më të rëndësishëm janë polifenolet, antioksidantë natyralë të të cilëve kafeja, veçanërisht kafeja ekspres, është një burim i çmuar. Këto molekula kanë fuqinë për të vonuar plakjen qelizore dhe për këtë arsye për të zbutur plakjen  e lëkurës së fytyrës pasi luftojnë radikalet e lira, që janë ndër shkaqet kryesore të stresit oksidativ i cili ndikon fuqishëm në plakjen e lëkurës.

Në veçanti, acidi klorogjenik mund të ndihmojë në mbajtjen e lëkurës së fytyrës më të re pasi mbron nga dëmtimi UV dhe redukton hiperpigmentimin e njollave nga dielli.

Kafeina, ndër përbërësit aktivë më të njohur kundër plakjes

Pirja e kafesë është një ritual i përditshëm, i cili përveçse jep energji, mund të ndihmojë në mbajtjen e lëkurës së fytyrës të re dhe të shëndetshme.

Gjithashtu, duke rritur efektin e saj të dobishëm është edhe kafeina, një alkaloid natyral i përmbajtur në bimë dhe i përdorur në industrinë e kozmetikës si përbërësi kryesor i produkteve kundër plakjes. Ky përbërës aktiv i fuqishëm, edhe në doza të ulëta, ndihmon në frenimin e stresit oksidativ dhe për rrjedhojë ngadalëson plakjen e lëkurës, falë veprimit të tij për mbrojtjen e kromozomeve dhe pastrimin qelizor.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi