Nuk do ta besoni, por eliminimi i kripës ul hipertensionin njësoj si ilaçet

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2023, 15:49 | Lifestyle

Nuk do ta besoni, por eliminimi i kripës ul hipertensionin njësoj si

Mjafton vetëm një lugë çaji më pak kripë në ditë për të arritur, në një kohë të shkurtër, një rënie të presionit të gjakut të krahasueshme me atë që arrihet përmes ilaçeve. Kjo është mbështetur nga një studim i publikuar në revistën shkencore JAMA, sipas të cilit ky reduktim ka një efekt të dobishëm edhe për ata që marrin ilaçe për rregullimin e presionit të gjakut.

Studiuesit në Universitetin Northëestern Illinois në SHBA kanë arritur në përfundimin se çdokush mund të arrijë një ulje të presionit të gjakut, duke reduktuar marrjen e kripës në dietën e tyre, përfshirë edhe ata që marrin ilaçe kundër hipertensionit. Deri më tani nuk ishte e qartë nëse futja e një diete me pak kripë ishte efektive edhe për ata që ndërkohë trajtoheshin për presionin e lartë të gjakut.

OBSH rekomandon konsumimin e më pak se 5 gramë kripë në ditë në përgjithësi afërsisht sa një lugë çaji. Kripa e tepërt shkakton një rritje të presionit të gjakut me pasojë rrezikun e patologjive që prekin sistemin kardiovaskular dhe cerebrovaskular. Hipertensioni është shkaku kryesor i vdekjeve në nivel global.

Gjatë studimit, 213 pjesëmarrësve të moshës së mesme (50 deri në 70 vjeç) iu caktua një dietë e lartë ose e ulët e natriumit për një javë. E para shtoi 2200 miligramë kripë në ditë në konsumin e tyre normal, e dyta përfshinte marrjen totale prej 500 miligramësh kripë në ditë. Pas 7 ditësh, 72% e pjesëmarrësve që ktheheshin nga një dietë me natrium të ulët kishin arritur një ulje të presionit të gjakut sistolik në krahasim me vlerat e regjistruara zakonisht. Rënia ishte rreth 6 milimetra merkur (mm Hg), një efekt i ngjashëm me atë të prodhuar nga medikamentet e zakonshme të presionit të gjakut.

Por një reduktim u vu re te të gjithë pjesëmarrësit e mbajtur larg kripës, përfshirë ata që ndërkohë po ndiqnin terapinë me ilaçe kundër hipertensionit.

“Ashtu si çdo formë e aktivitetit fizik është më e mirë se asnjë për shumicën e njerëzve, çdo reduktim i natriumit nga dieta aktuale është ndoshta më i mirë se asnjë për presionin e gjakut në shumicën e njerëzve”, komenton Deepak Gupta, një nga autorët e studimit.

 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli