Nuk ka dyshim se nuancat që merr qielli në perëndim të diellit janë nga më të bukurat... Roza, portokallia, floriri dhe çdo nuancë mes tyre bashkon dhe pamja është magjike.
Tashmë duket se mund ta shohim edhe në pasqyrën tonë, pasi trendi i ri që lindi përmes TikTok në grim merr frymëzim nga ky fenomen.
Krijuesja Alissa Janay është ajo që e bëri këtë pamje kaq të popullarizuar, me videon e publikuar në TikTok që ka mbi një milion pëlqime. Për ta krijuar atë, ajo përdor 3 nuanca të ndritshme të të kuqes, rozës dhe të artës.
@alissajanay1 If only i was at the beach rn ???? (A2 Televizion)
♬ original sound - Alissajanay