Pse duhet të shtoni ujë me limon në rutinën tuaj të përditshme?

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2023, 17:46 | Lifestyle

Pse duhet të shtoni ujë me limon në rutinën tuaj të

A jeni duke u përpjekur për të gjetur një mënyrë që të mos pini kafe teksa jeni në lokal, por dëshironi diçka të shëndetshme? Zgjidhja është uji me limon. I pasur me vitaminë C dhe minerale, një burim i shkëlqyer i vitaminës C, limoni ndihmon trupin të prodhojë glutation, i cili i bën toksinat të tretshme, duke lehtësuar kështu eliminimin e tyre.

Një antiseptik natyral, forcon mbrojtjen e organizmit, për këtë arsye më poshtë do ju listojmë disa arsye se përse duhet ta bëni pjesë të pijeve tuaja të preferuara.

Detoksifikimi i shkëlqyer
Është një burim i mirë i ushqimit alkalik, sipas shkencëtarëve, limoni ndihmon PH-në e trupit tonë të balancohet ndërsa në të njëjtën kohë zgjon edhe mëlçinë e cila largon më lehtë toksinat.

Zgjon sistemin tretës
Ndihmon stomakun të tretë më shpejt dhe më mirë.

Aleat në humbjen e peshës
Limoni ka pektinë, një substancë që ndihmon në humbjen e peshës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos