“Testi i zogut”, mënyra si të kuptoni nëse lidhja juaj do të zgjasë

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2023, 10:12 | Lifestyle

“Testi i zogut”, mënyra si të kuptoni nëse lidhja

Një grua amerikane ka treguar metodën që ajo përdor për të përcaktuar nëse një marrëdhënie do t’i zgjasë apo jo.

Alyssa, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se “testi i zogut” tregon 100% nëse marrëdhënia do të jetë e suksesshme.

“Testi i zogut”, mënyra si të kuptoni nëse lidhja

“Kur dal në takim me një shok të ri ose një partner potencial, tregoj e entuziazmuar me gisht një zog në pemë, ose diçka të parëndësishme, për të parë nëse ai që kam në krah e sheh me të njëjtin entuziazëm që kam unë. Ky është një tregues i mirë nëse përputhesh apo jo me mashkullin me të cilin ke dalë”, tregon Alyssa.

Gruaja shpjegon se edhe nëse ti përmend gjatë bisedës diçka të parëndësishme fare, por personi që ke përballë përgjigjet me “kuriozitet të sinqertë”, është një shenjë e mirë që marrëdhënia do të zgjasë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu