Dyqani i sendeve të përdorura shet kafkë të vërtetë njeriu, nis hetimi

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2023, 09:07 | Lifestyle

Një lajm tronditës vjen nga SHBA-ja. Një objekt dekorativ për Halloween është bërë viral duke tmerruar publikun, pasi u zbulua nga një antropolog. Bëhet fjalë për një kafkë njeriu që kishte dalë në shitje në një dyqan mallrash të përdorura në Florida. Kjo kafkë u shit si dekorim për 4000 dollarë.

Zbulimi i pazakontë ndodhi kur antropologu, emri i të cilit nuk u zbulua, ndërkohë që po bënte pazar në dyqan pa kafkën, e ekzaminoi atë dhe përcaktoi se ishte kafkë e vërtetë.

Pronari i dyqanit deklaroi se kafka ishte ruajtur në dyqanin e tij prej disa vitesh, duke e minimizuar si çështje dhe duke u shprehur shumë i habitur. Kjo është arsyeja pse Zyra e Sherifit, pavarësisht se nuk e konsideron atë "një rast të dyshimtë apo penal", aktualisht po punon me mjekësinë ligjore, që po kryen disa ekzaminime në kafkë për të identifikuar personin.

Duhet të theksohet se ligji i Floridës ndalon "çdo person që me vetëdije ofron për të blerë ose shitur çdo organ ose ind njerëzor në këmbim të parave". Këtu përfshihen, ndër të tjera, kockat dhe organet si veshkat dhe mëlçitë, si dhe lëkura e njeriut.

Për momentin, nuk dihet nëse ndonjë nga personat e përfshirë në këtë episod të pazakontë do të përballet me akuza në lidhje me zbulimin e kafkës në dyqan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos