Sheqeri ju shkakton depresion! Rezultatet e studimit të ri do ju bëjnë ta hiqni fare nga dieta

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2023, 22:29 | Lifestyle

Sheqeri ju shkakton depresion! Rezultatet e studimit të ri do ju

Një dietë e pasur me sheqer mund të çojë në depresion. Ky është rezultati i studimi të ri. Sheqernat mund të shkaktojnë procese inflamatore, neurobiologjike dhe metabolike që shoqërohen me simptoma depresive.

Kur kombinohet me mungesën e ekspozimit ndaj diellit gjatë dimrit, një dietë e mbushur me ushqime të përpunuara që përmbajnë nivele të larta të sheqerit mund të jetë e rrezikshme për shëndetin mendor.

"Për shumë njerëz, ekspozimi i reduktuar ndaj dritës së diellit gjatë dimrit do të prishë ritmet cirkadiane, duke prishur gjumin e shëndetshëm dhe duke shtyrë 5 deri në 10% të popullsisë në një episod depresioni klinik".

Njeriu priret të dëshirojë sheqer gjatë dimrit. "Një tipar i zakonshëm i depresionit me fillimin e dimrit është dëshira e madhe për sheqer," tha Dr. Ilardi:

Fatkeqësisht, sheqeri mund të jetë i vështirë për t'u shmangur pasi besohet se ngre humorin: “Ëmbëlsirat, ato veprojnë si drogë. Ato kanë një efekt të drejtpërdrejtë në humor, por në doza të larta mund të kenë edhe një pasojë paradoksale, shkatërruese të reduktimit të mirëqenies, rritjes së inflamacionit dhe shkaktimit të shtimit në peshë.' përfundon.

Gjetjet vijnë nga një rishikim i hulumtimit mbi efektet psikologjike të konsumit të sheqerit.

Për të shmangur depresionin dieta jonë duhet të përmbajë të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten trurit dhe të shmangë toksinat e mundshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos