Rekord ekstrem për kuzhinierin që gatuan më gjatë, qëroi të paktën 300 kg patate

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2023, 21:39 | Lifestyle

Rekord ekstrem për kuzhinierin që gatuan më gjatë,

Një kuzhinier me origjinë irlandeze ka thyer së fundmi rekordin botëror për gatimin pa pushim, duke mposhtur rekordin e mëparshëm me më shumë se 24 orë.

Alan Fisher, i cili ka një restorant irlandez në Japoni, gatoi për 119 orë e 57 minuta pa pushuar duke hyrë në këtë mënyrë në librin e Rekordeve Botërore Guinness. Kështu që bota ka një kampion të ri në këtë “disiplinë”, i cili rrëzoi nga froni kuzhinieren nigeriane Hilda Baci.

Ajo fitoi titullin në fillim të këtij viti, duke shkaktuar një sensacion në Nigeri. Arritja e saj nisi një çmenduri në Nigeri me njerëz që përpiqeshin të futeshin në librat e rekordeve duke bërë gjëra të tilla si duke qarë ose duke kënduar pa pushim.

"Unë thjesht e dija se duhet të bëja diçka të jashtëzakonshme për të vendosur veten në libra, për të vendosur Nigerinë në hartë, për të vendosur gratë e reja afrikane në dukje", u shpreh ajo pas suksesit.

Por tani rekordi i zonjës Baci është zëvendësuar nga Fisher, i cili qëroi të paktën 300 kg patate gjatë maratonës së tij të gatimit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi