Hapësira siç nuk e keni parë kurrë! Imazhet e para të zbuluara në “universin e errësirës”

Nga Xhevahir Qardaku
7 Nëntor 2023, 18:24 | Lifestyle

Kërkimi për të kuptuar misteret më të mëdha në Univers ka nisur. Imazhet e shkëlqyera të kapura nga Teleskopi Euklidi i Europës tregojnë se aftësitë e tij janë të jashtëzakonshme.

Gjatë gjashtë viteve të ardhshme, observatori hapësinor do të vëzhgojë një të tretën e qiejve për të marrë disa të dhëna rreth natyrës së të ashtuquajturës materies së errët dhe energjisë së errët. Këta “ndikues” të panjohur duket se kontrollojnë formën dhe zgjerimin e gjithçkaje që është atje.

Studiuesit pranojnë, megjithatë, se ata nuk dinë pothuajse asgjë rreth tyre, edhe pse ata ndoshta përbëjnë 95% të përmbajtjes së kozmosit. As materia e errët dhe as energjia e errët nuk mund të zbulohen drejtpërdrejt. Shpresa jonë e vetme për të përfituar pak kuptim është të gjurmojmë sinjalet e tyre delikate në gjërat që mund të shohim.

Kjo do të jetë detyra e Euklidit: të vëzhgojë konturet, distancat dhe lëvizjet e miliarda galaktikave. Dritës së disave prej këtyre galaktikave i është dashur pothuajse të gjithë moshën e Universit për të arritur tek ne. Diku në statistikat e kësaj harte kozmike 3D - më e madhja e bërë ndonjëherë - shkencëtarët presin të gjejnë përgjigje për pyetjet më të mëdha të ekzistencës sonë.  

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos