Sondazh: Dita ndërkombëtare kundër SIDA-s, sa i përdorni masat mbrojtëse?
  • Gjithmonë 13%
  • Shpesh 25%
  • Asnjëherë 63%

"Një arratisje e egër në yllin në rritje të Europës", Alpet e Shqipërisë në krye të listës së National Geographic

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2023, 10:32 | Lifestyle

National Geographic Traveler ka publikuar një renditje me 30 vendet më të bukura që mund të vizitoni në vitin 2024. Nga zonat e mbrojtura në UNESCO, qytete të njohura për ushqimet e shkëlqyera dhe mrekulli të shumta natyrore, lista përbëhet nga destinacione që ofrojnë eksperienca të ndryshme.

Në krye renditen Alpet e Shqipërisë, të cilën prestigjiozja National Geographic e cilëson si ylli në rritje. Nëse po kërkoni një arratisje të egër dhe aventura për udhëtimin tuaj të ardhshëm, Shqipëria cilësohet si destinacioni perfekt që po mirëpret gjithnjë e më shumë turistë nga mbarë bota.

Alpet Shqiptare të njohura si Bjeshkët e Nemuna, përshkruhen nga revista si një mbretëri e majave të thepisura karstike - një ëndërr e vërtetë për alpinistët. Nëpër pyjet me bredha ku gjenden specie endemike, aventurierët mund të kalojnë nëpër shtigje sfiduese. Përmes një turneu 8-ditor, turistët përshkojnë nëpër një itinerar që përfshin udhëtime në kalimet malore, shtëpitë tradicionale dhe një vizitë në fshatin Theth. 

Debat - nga Alba Alishani