Alec Baldwin sërish në telashe, prokurorët ngrenë akuza për vrasje pa dashje

Nga A2 CNN
20 Janar 2024, 08:23 | Showbiz

Alec Baldwin sërish në telashe, prokurorët ngrenë akuza

Sërish telashe për Alec Baldwin. Ndaj aktorit janë ngritur sërish akuza për vrasje pa dashje, pas ngjarjes fatale që ndodhi teksa xhirohej “Rust” në tetor të vitit 2021.

Akuzat e ngritura më herët ndaj aktorit Baldwin u rrëzuan prillin e kaluar, vetëm dy javë përpara se të niste gjyqi ndaj tij. 

Që prej atëherë, prokurorët i kanë shtuar dosjes fakte shtesë nga dhe testet mjekoligjore dhe ato të bëra në armën e përdorur gjatë të shtënave.

Të pyetur nga BBC, avokatët e Baldwin u shprehën se po presin tashmë ditën për t’u paraqitur në gjykatë.

Aktori 65-vjeçar ishte duke bërë prova me një pistoletë Colt .45, përpara se të ndizeshin kamerat për një skenë të filmit “Rust”, pranë Santa Fe në tetor të vitit 2021.

Por, për fat të keq, nga arma u lëshuan plumba të cilët i morën jetën drejtoreshës së fotografisë Halyna Hutchins dhe plagosën regjizorin Joel Souza.

Aktori ka mohuar të jetë përgjegjës për vdekjen e koleges së tij Hutchins duke argumentuar se nuk e dinte se arma përmbante  fishekë të vërtetë, duke shtuar se në sheshin e xhirimit, nuk supozohej të kishte municione që mund të shkaktonin dëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos