Buzëqeshja 850 mijë dollarëshe e Kanye West

Nga A2 CNN
18 Janar 2024, 11:40 | Showbiz

Sjellja e çuditshme e reperit kontrovers Kanye West vazhdon të befasojë publikun.

Pas paraqitjeve jo fort të hijshme në qytezat italiane përkrah të dashurës Bianka Censori, tanimë Kanye ka “tronditur” rrjetin me dhëmbët e tij prej titani, që kushtojnë rreth 850,000 dollarë.

Reperi 46-vjeçar ka treguar me krenari buzëqeshjen e tij luksoze dhe të frikshme për disa, në një postim në Instagram. Ai madje e krahason veten me "Jaws", personazhin ikonë që u shfaq në dy filmat “The Spy Who Loved Me” dhe “Moonraker” të James Bond.

Një burim i Daily Mail ka zbuluar se protezat e Kanye West janë edhe më të shtrenjta se diamantet, dhe janë dizajnuar nga vetë muzikanti.

Edhe pse është raportuar se Kanye i hoqi të gjithë dhëmbët, duke i zëvendësuar me mbushje metalike, dentisti Thomas Connelly që vendosi implantet deklaroi se ka ende një protezë të plotë dhe të shëndetshme nën veshjen e titanit.

Duke folur për gazetën britanike, Dr. Connelly e përshkroi bashkëpunimin e tij me reperin si të këndshëm, duke theksuar se "martesa" midis vizionit të dizajnit të Kanye dhe shkencës dentare rezultoi në "një pamje të re epike". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos