Vajza e Snoop Dog shqetëson ndjekësit e saj në Instagram

Nga A2 CNN
19 Janar 2024, 17:49 | Showbiz

Vajza e Snoop Dog shqetëson ndjekësit e saj në Instagram

Cori Broadus, vajza e reperit Snoop Dogg shpërtheu në lot kur mjekët i thanë se kishte pësuar një infarkt të rëndë në moshën 24-vjeçare.

Broadus ndau lajmin me një foto të saj të shtrirë në një shtrat spitali në Instagram të enjten, për 657,000 ndjekësit e saj.

"Kam pasur një goditje të rëndë këtë mëngjes. Fillova të qaj kur më thanë. Unë jam vetëm 24. Çfarë kam bërë në të kaluarën time për të merituar gjithë këtë?"

Babai i Broadus është ylli i repit Snoop Dogg

Muzikanti dhe sipërmarrësi Snoop Dogg, emri i vërtetë i të cilit është Calvin Cordozar Broadus Jr, ka gjithashtu dy djem, Corde dhe Cordell, me gruan e tij Shante.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi