Filmi horror "Thanksgiving" ruan vendin e pestë, me arkëtime 7.2 milionë dollarë. "Trolls band together" ra në vend të katërt në fundjavën e dytë në kinema, me 17.5 milionë dollarë nga shitja e biletave.
Në premierë, "Wish" siguroi 19.5 milionë dollarë, aspak mirë për një film me buxhet prodhimi 200 milionë dollarë.
Joaquin Phoenix u bë sërish bashkë me regjisorin e filmit “Gladiatori”, Ridley Scott, për filmin më të ri “Napoleon” që u shfaq premierë në kinema dhe arriti 20.4 milionë dollarë në dy ditë, jo keq, por larg pritshmërive.
Për të dytën fundjavë rresht, "The hunger games: The ballad of songbirds and snakes” triumfon në kinema. Musikali i animuar i Disney siguroi edhe 28.8 milionë dollarë, në totalin e 100 milionëve në 2 javë në kinema. (A2 Televizion)