Dy prej aktorëve më të famshëm në Hollywood, Martin Lawrence dhe Eddie Murphy, do të bëhen krushq me njëri-tjetrin, shkruan .
Kjo, për shkak se fëmijët e tyre janë fejuar. Jasmin Lawrence dhe Eric Murphy konfirmuan lajmin e bukur përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në një video të publikuar djali i Eddie Murphy-t shihet teksa futet bashkë me Jasmin në një dhomë plot me qirinj dhe ai ulet në gjunjë për t’i bërë pyetjen “A do të martohesh me mua?”.
Sipas çiftit të ri, ata u fejuan një ditë para Ditës së Falënderimeve, më 27 nëntor. (A2 Televizion)