Ndërron jetë një nga bukuroshet e James Bond

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2024, 10:15 | Showbiz

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare aktorja e njohur, Pamela Salem, e cila u bë e famshme për rolin e saj në një nga filmat e spiunit më të dashur James Bond.

Salem pushtoi ekranet dhe zemrat e fansave kur ajo u shfaq përkrah Sean Connery në filmin “Never Say Never Again” në vitin 1983.

Ajo mbahet mend gjithashtu dhe për rolet e saj në EastEnders dhe në spektaklet “General Hospital” and ER. 

Pamela lindi në Indi dhe më pas studioi në universitetin e Heidelberg, përpara se të ndiqte shkollën e Dramës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë