Tmerri i zjarrit në Los Anxhelos, Dua Lipa largohet nga zonat e rrezikshme

Nga A2 CNN
10 Janar 2025, 13:05 | Showbiz

Tmerri i zjarrit në Los Anxhelos, Dua Lipa largohet nga zonat e rrezikshme

Dua Lipa dhe disa yje të tjerë britanikë janë detyruar të largohen nga Los Anxhelos për shkak të zjarreve që po përhapeshin në Pacific Palisades dhe Hollywood Hills. Këngëtarja 29-vjeçare, së bashku me James Bourne nga Busted, Mark Owen nga Take That dhe Liam 'Gatsby' Blackwell nga TOWIE, ishin të detyruar të evakuonin shtëpitë e tyre ndërsa zjarret po vazhdonin të përhapen në LA.

Numri i viktimave ka arritur në 10 dhe më shumë se 10,000 ndërtesa janë shkatërruar nga flakët. Disa tw famshëm si Paris Hilton, Denise Crosby dhe Milo Ventimiglia gjithashtu janë prekur nga katastrofa, duke humbur shtëpitë e tyre.

Tmerri i zjarrit në Los Anxhelos, Dua Lipa largohet nga zonat e rrezikshme

Dua Lipa shpërndau një postim në Instagram ku tregoi se ishte e sigurt dhe kishte arritur të largohej nga qyteti. Ajo shprehu shqetësim për ata që janë prekur nga zjarret. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos