Japonia krijon satelitin e parë prej druri

Nga A2 CNN
29 Maj 2024, 06:59 | Teknologji

Japonia krijon satelitin e parë prej druri

Disa studiues nga Universiteti i Kiotos në Japoni njoftuan se kanë krijuar mikrosatelitin e parë prej druri në botë.

I ngjashëm me një kub me përmasa vetëm 10 centimetra sateliti, ka një strukturë të bërë nga panele me dru manjole dhe pritet të dërgohet në hapësirë në muajin shtator nga Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet një rakete të kompanisë SpaceX.

Sateliti i quajtur "LignoSat", është rezultat i një pune kërkimore dhe montimit që zgjati rreth katër vjet, të cilës iu përkushtuan studiues nga Universiteti i Kiotos dhe kompania Sumitomo Forestry Co.

Synimi i tij është për të parë mundësinë e përdorimit të drurit si një material eko të qëndrueshëm dhe me kosto të ulët në kontekstin e zhvillimit hapësinor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos