Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 89%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 11%
  • Lodhja fizike 0%

"Po e përdor Inteligjencën Artificiale për të bërë para!" Elon Musk padit shefin e OpenAI, Sam Altman

Nga A2 CNN
1 Mars 2024, 13:14 | Teknologji

"Po e përdor Inteligjencën Artificiale për të

Elon Musk ka hedhur në gjyq kompaninë që ka hedhur në treg ChatGPT, dhe themeluesin e tij, Sam Altman por dhe persona të tjerë të lidhura me kompaninë.

Miliarderi i “Space X” ka akuzuar Altman se e ka braktisur misionin fillestar të kompanisë për të zhvilluar inteligjencën artificiale për t’i ardhur në ndihmë njerëzimit, pa qëllime fitimi.

Kallëzimi është bërë të enjten pasdite dhe në të thuhet ndër të tjera se Altman dhe bashkëthemeluesi i OpenAI, Greg Brockman i janë qasur fillimisht Musk-ut për të krijuar një kompani “open source”, jofitimprurëse.

Megjithatë, avokatët e Elon Musk, e akuzojnë kompaninë tashmë se e ka kthyer fokusin te fitimi i parave dhe kjo, sipas tyre, përbën shkelje të kontratës.

Po ashtu, në kallëzim thuhet se OpenAI e ka mbajtur dizajnin e GPT-4, versionin e saj më të avancuar të Inteligjencës Artificiale, “sekret absolut.”

Elon Mask bashkëthemeloi OpenAI në vitin 2015, por u largua nga bordi i saj në vitin 2018.

Miliarderi drejton gjithashtu prodhuesin e automjeteve elektrike Tesla (TSLA.O), prodhuesin e anijeve kozmike SpaceX dhe bleu në tetor të 2022,për 44 miliardë dollarë  platformën “X”.

Vitin e kaluar, Sam Altman u shkarkua nga ish-bordi i OpenAI, i cili tha se po përpiqej të mbronte misionin e kompanisë për të zhvilluar Inteligjencë Artificiale që mund t’i sjellë benefite njerëzit. Disa ditë më vonë, Altman u kthye në kompani me një bord të ri.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli